Disa këshilla vërtet të rëndësishme vijnë nga “Physicians Committee for Responsible Medicine”, një komitet mjekësor që i jep prioritet të lartë etikës në kryerjen e profesionit dhe shëndetin e pacientëve.
Sipas tyre, zakoni i të ushqyerit dhe fakte të tjerë të stilit të jetesës, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rritjen ose uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një komision mjekësh, ka krijuar një listë të ushqimeve të kuqe, që i bëjnë mirë zemrës.
Sipas ekspertëve janë ushqimet bimore me ngjyrë të kuqe që munden vërtetë të ndihmojnë, për të mbajtur zemrën të shëndetshme.
Në mënyrë të veçantë ata kanë identifikuar shtatë ushqimet kryesore të kuqe, që janë të mira për zemrën.
Qershi të tharta – Vitamina A
Qershitë e tharta janë të dobishme për zemrën, për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të vitaminës A. Një filxhan (1 filxhan amerikan përmban 240 ml ujë) qershi plotëson 39% të kërkesave të përditshme për vitaminë A.
Domatet – Likopeni
Domatet përmbajnë një sasi të lartë të likopenit, një antioksidant i fuqishëm që konsiderohet i dobishëm nga mjekët dhe shkenca, për të mbrojtur zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, si dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.
Thjerrëza të kuqe – Proteinat
Thjerrëzat e kuqe janë cilësuar nga ekspertët si një burim i pasur i proteinave. Një filxhan thjerrëza të kuqe përmban 18 gram proteina. Ekspertët propozojnë thjerrëzat e kuqe dhe bishtajoret në përgjithësi, si një burim i mirë i proteinave bimore në vend të mishit.
Panxhari i kuq – Betain
Panxhari i kuq përmban betain, një substancë e cila konsiderohet e dobishme për të mbrojtur enët e gjakut nga pllaka, që mund të bllokojnë arteriet dhe të shkaktojnë probleme të rënda të qarkullimit të gjakut.
Luleshtrydhe – Vitamina C
Ekspertët tregojnë se luleshtrydhet, në mesin e frutave të kuqe, janë shumë të pasura me vitaminë C, një vitaminë e dobishme jo vetëm për të mbrojtur zemrën, por edhe për shëndetin e organizmit në tërësi. Një filxhan luleshtrydhe siguron 141% të kërkesave të përditshme të vitaminës C.
Fasulet e kuqe – Fibra
Fasulet e kuqe janë një burim i proteinave, por janë gjithashtu dhe një burim i rëndësishëm i fibrave. Mjekët tregojnë se një filxhan fasule të kuqe siguron 44% të sasisë së rekomanduar ditore për sa i përket fibrave.
Patate të kuqe – Kaliumi dhe Vitamina B6
Patatet e kuqe janë konsideruar të dobishme për zemrën, sepse përfaqësojnë një burim të mirë të kaliumit dhe vitaminës B6. Një patate e vetme e madhe e kuqe përmban respektivisht 30% dhe 46% futje të rekomanduar ditore të vitaminës B6 dhe kaliumit.