Çfarë do të thotë ‘’dieta’’ gjatë shtatzanisë? Kur ne i referohemi dietës apo ushqimit të shëndetshëm gjatë periudhës së shtatzanisë nuk po flasim për kufizime në kalori apo humbje në peshë.
Ju nuk keni nevojë të rrezikoni veten dhe bebin tuaj, vetëm keni kujdes me ushqimin.
Më poshtë ne po ju rikujtojmë disa nga grupet e ushqimeve të sugjeruara për të pasur një shtatzani të lehtë dhe një foshnje të shëndetshme.
Frutat dhe Perimet
Frutat dhe perimet përmbajnë vlerat më të rëndësishme për femrat shtatzëna sidomos Vitaminën C dhe acidin folik. Një grua shtatzënë ka nevojë për minimalisht 70mg të vitaminës C në ditë, e cila gjendet lehtësisht në fruta si portokalli, rrushi, pjepri por edhe në perime si brokoli, domatja dhe lakra.
Në mënyrë që të parandaloni difekte në kordonin e bebit, rekomandohet rreth 0.4mg acid folik në ditë. Një burim i mirë i acidid folik janë bishtanjoret si dhe mishi i viçit. Ju duhet të konsumoni perime përditë.
Drithrat
Burimi kryesor i energjisë së trupit në shtatzani vjen nga karbohidratet esenciale të gjetura në drithra. Drithrat e plota ju ndihmojnë të konsumoni vlera ushqimore si hekuri, vitamin B, fibri dhe proteina. Ju mund të arrini të konsumoni sasinë e kërkuar të acidid folik nga drithrëat e plota.
Në varësi të peshës dhe kërkesave të trupit tuaj ju duhet të konsumoni nga 6-11 oz drithra në ditë.
Proteina
Mishi, pula, peshku , veza, dhe fasulet përmbajnë proteina dhe vitaminën B që është aq e rëndësishme gjatë periudhës së shtatzanisë. Embrioni juaj është në rritje dhe ka nevojë për proteina sidomos gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë. Hekuri ndihmon transferimin e oksigjenit te bebi në rritje dhe gjithashtu oksigjenit te muskujt tuaj për të shmangur simptoma si lodhja, stresi dhe depresioni.
Alternativa të mira për konsum janë pula, mishi i qingjit, mishi i gjelit dhe mishi i viçit. Peshku dhe disa prodhime të tjera të detit mund të jenë gjithashtu shumë të mira por duhet të ndiqni regullat (të konsumoni peshkun me sa më pak merkur)
Produketet e Bylmetit
Ju nevojitet të paktën 1000mg kalcium në ditë për të suportuar një shtatzani. Kalciumi është esenciale për dhëmb të shëndetshëm, kocka të forta, si dhe funksione të muskulit dhe nervave. E tani që bebi juaj ka nevojat e veta për kalcium edhe ju do keni nevoja më të mëdha për ta përballuar.
Burime të mira janë qumshti, djathi, kosi por edhe në perimet me ngjyrë të gjelbërt.