“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi”, ka shkruar në profilin e tij, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj thotë se Uruqi i shërbeu vendit si ushtar lirie për dy dekada në TMK e FSK.
Postimi i Haradinajt:
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi. Ai i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe ushtarëve e oficerëve të Nijaziut. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!