Futbollisti shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, ka uruar shqiptarët për 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Festa kombëtare e shënimit të 101-vjetorit te Pavarësisë së shtetit shqiptar festohet brenda dhe jashtë trevave shqiptare.
Shaqiri gjithmonë është i kujdesshëm në festat kombëtare dhe këtë ai zakonisht e ka bërë në pavarësinë e Kosovës. Ai ka lindur në Gjilan, por është rritur në Zvicër, kurse që nga viti kaluar është pjesë e skuadrës së madhe evropiane Bayern. Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të shprehur kënaqësinë e tij dhe për të uruar fansat e tij shqiptarë për këtë përvjetor.
Ai po ashtu mbahet mend të ketë mbajtur edhe flamurin e Kosovës pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve në maj të këtij viti.