(2L ONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan dhe njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, në emër të të gjithë strukturës së degës që ai udhëheqë, ka uruar të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe popullin e Kosovës kudo që janë, me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës shtatë vjetë më parë, ka shënuar epokën e re për Kosovën dhe popullin e saj, kohën e re dhe hapat e rinj që nisën për të gjithë ne qytetarët. Megjithëse me sfida të pranishme akoma dhe me ballafaqime të shumta, të gjithë me përkushtim duhet të punojmë në ngritjen e standardeve dhe përmirësimin e kushteve”, ka thënë Kadriu. /2L ONLINE/