UROJ TA KESH VITIN TJETËR
Xhelil ARIFI
Urimi
Është dëshira ime për ty
O njeri
Ta kesh dymijë e pesëmbëdhjetën
Ty që të mungoi dymijekatërmbëdhjeta
Ty që as që doje ta kishe
Në të vërtetë, pse të doje!
Të gënjeu ay që ti premtoi dhuratat e vitit
Nuk solli asgjë nga ajo që do të gëzonte
Ku e ke lumturinë
Ku të mbeti shpresa
Po eshtrat e njerëzve të loçkës
Bukën e gojës
Po atdheun që e le
Dhe humbe dëshirën për të
E porosinë e larë me gjak gjeneratash???
Ta uroj ty o njeri
Ta kesh vitin tjetër!