Joe Biden fiton garën zgjedhore dhe kështu bëhet Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga: Faton Bislimi
Për shqiptarët në përgjithësi, dhe për mua në veçanti, fitorja e pozitës së shefit të Shtëpisë së Bardhë nga miku ynë i madh është fitore që ngërthen në vete mëse 30 vite të punës historike të lobit tonë në SHBA.
Unë kam pas nderin e jetës që t’i shërbej fushatës së Joe Biden për President duke qenë kështu udhëheqës i platformës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në përkrahje të Joe Biden, “Albanians for Biden.”
Gjatë kohës sa isha aktivisht i angazhuar në fushatën e Biden, kam pas rastin e papërsëritshëm dhe unik të bashkëpunoj me njerëzit kyç të ekipës së madhe “Biden for President”—që nga menaxheri i fushatës, këshilltari kryesor për politikë të jashtme, e deri tek koordinatori për grupet etnike—për të cilët ndaj vlerësimin më të lartë njerëzor!
Kjo fitore është jo vetëm e Amerikës; kjo fitore është edhe e botës mbarë dhe e neve, shqiptarëve. Jashtëzakonisht mirënjohës lobit tonë në SHBA, dhe ekipit të Biden për President që më dhanë mundësinë të jem pjesë e kësaj fushate historike! /2LONLINE.com/