Mësuesi, pedagogu e punëtori shumëvjeçar në arsim, Ramadan Kurteshi nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, kontribuoi në edukimin dhe emancipimin e shumë gjeneratave në shkollën “Vatra e Diturisë.
Ai u dalluar në punën edukativo-arsimore me nxënës, në aktivitetet e lira jashtë-mësimore, si dhe ka dhënë kontribut të vlefshëm në aktivitete atdhetare, shoqërore dhe kulturore.
“Urime pensionimi arsimtari Ramadan Kurteshi . Në emër timin dhe të kolektivit të Shfmu ” Vatra e Diturisë” e falënderoj për angazhimin e pakursyer si në aspektin e mësimdhënie e po ashtu në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike, shkollore dhe ekonomike. Nga zemra i uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë, e ta gëzoj pensionin së bashku me familje”, ka shkruar në profilin e tij Fadil Musliu, në emër të tij dhe të kolektivit të SHFMU ” Vatra e Diturisë”. /2LONLINE/