(2L ONLINE) – Zgjedhjet e parakohshme nacionale që u zhvilluan dje, më 8 qershor 2014,manifestuan një kulturë të lartë demokratike dhe, pas 17 Shkurtit 2008 e këndej, ishin zgjedhjet më të rregullta që janë zhvilluar në Kosovë.
Dhe, për këtë, unë përgëzoj popullin tim, votuesin e këtij vendi që u bë pjesë e këtij procesi…po edhe partitë politike, të cilat ishin meritore për gjithë këtë kulturë qytetare që u manifestua në këto zgjedhje.
Rezultatet e para, flasin se kemi një parti fituese. Për mua kjo është paksa befasuese sepse, realisht Kosovës i u ka dashur ndryshimi. Shkaku i këtij ndryshimi që nuk ndodhi, u bëra dhe pjesë e kësaj gare.
Por, aty ku mbisundon logjika, ofro para e merr pushtet dhe, në plan të dytë mbetet Programi i zhvillimit dhe i një përspektive për të gjithë,shteti vazhdon të mbetet i brishtë dhe, shpresat e shumicës qytetare, të zvetnuara.
Uroj të më demantojë koha për këtë konstatim.
Megjithatë, përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe, fituesin e kësaj gare…
Si njëri nga pretendentët për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po i pres rezultatet individuale, rezultate këto që do përcaktojnë dhe rrugën time për mëtutje.
Sido që të jenë këto rezultate, unë i falënderoj dhe ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më mbështetën, si brenda Kosovës, ashtu edhe nga Mërgatat jonë, anekënd botës.
Po kështu, falënderoj dhe bazën time propozuese, Lidhjen Demokratike të Kosovës që pati besim në mua si dhe familjen e cila ishte shtylla ime kryesore në këtë garë.
I repsektoj edhe ata që nuk votuan për mua, pa dyshim.
Kryesorja, Kosova le të ecë përpara…
Unë do jem përherë pjesë e proceseve të mira dhe në interes të vendit si njeri i kulturës në shërbim të kombit.
/Sabit Rrustemi/