Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) përmes një komunikate ka kërkuar të sigurohen pajisje të nevojshme për punëtorët e shërbimit civil për parandalim të përhapjes së virusit.
Mursel Zymberi, kryetari i SSHCK ka thënë se këto mjete mbrojtëse nuk janë vetëm për mbrojtjen e shërbyesve civil por edhe për ndalim të përhapjes së virusit te qytetarët.
Zymberi kërkon që urgjent të pezullohet puna në institucione administrative sipas vlerësimit të OBSH-së, shërbimi i të cilave nuk është jetik apo me emergjencë.
Ja komunikata e plotë: