Urë mitologjike
Të kërrusur edhe sot
Mbajmë peshën e kohës që na ikën tinëzisht
Mbi shpatulla bartet edhe historia
Kur dinjiteti i neperkëmbur
Të ngelet ne qelitë ku nuk depërton dielli
Por kur të bëjnë urë mitologjie
Pesha që rendon
Glorifikon marrëzitë utopike
Dhe ti thyen brinjët historik
Prandaj ngritu dhe pesho në këmbët e tua
Peshën e kokës tende
Edhe atëherë kur të ta kenë prerë!
/Xhelil ARIFI/