(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rëndatë Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurveM. Mehmeti dhe N. Mehmeti, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Të pandehuritM. Mehmeti dhe N. Mehmeti, shqiptarë, shtetas të Republikës sëSerbisë, dyshohet se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK).
Tëpandehurit dyshohet se me datë29.08.2014, në ora12:30 minuta, u janë zënë një sasi prej 23 kilogramë e 485.02 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë” – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Paraburgimi të pandehurve do tëzgjasë nga data 29.08.2014 deri më datën 28.09.2014.
Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake. /2L ONLINE/