(2L ONLINE) – Sot,gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin J. Isufi, në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
I pandehuri J. Isufi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili punon në Zvicër, dyshohet se ka kryer veprën penale, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK)dhe veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me 1të KPRK-së.
I pandehuri dyshohet se me datë 07.07.2014, rreth orës 11:00 në vend publik dhe në prezencën e shumë njerëzve ka penguar personat zyrtar – punëtorët e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Gjilan dhe ka sulmuar zyrtarët policor me mjete të rrezikshme.
Paraburgimi të pandehurit do të zgjatë nga data 07.07.2014 deri më datën 21.07.2014.
Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake. /2L ONLINE/