(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin F. Miftari, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri F. Miftari, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, ngacmimi, nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK).
I pandehuri dyshohet se me datë 05.08.2014, rreth orës 18:30 ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes në vazhdimësi, ndërsa në ditën kritike i njëjti demolon të gjitha orenditë shtëpiake, pastaj nënën e vet e godet me shuplak në fytyrë, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e ndërmarra ka shkaktuar frikë, ankth, rrezik dhe pasiguri për jetë.
Paraburgimi të pandehurit do tëzgjatë nga data 05.08.2014 deri më datën 04.09.2014.
Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./2L ONLINE/