Të nderuar miq, familjarë dhe ju bashkëqytetarë të dashur!
Ashtu siç jeni në dijeni për angazhimin tim politik disa vjeqar në kuadër të PDK-së dega në Gjilan, unë jam përcaktuar që përmes kësaj rruge politike, t’i përkushtohem qytetit tim dhe bashkëqytetarëve të mi, me qëllimin e vetëm: në shërbim tuajin.
Tanimë ka ardhur koha për hapin e radhës: marrja e përgjegjësisë institucionale të angazhimit tim përmes KANDIDIMIT për antar të KUVENDIT KOMUNAL në Gjilan.
Prandaj, përmes kësaj forme të komunikimit publik, ju njoftoj dhe njëkohësisht kërkoj me respekt mbështetjen tuaj.
Për mua personalisht, shërbimi për atdheun është mision jetësor, dhe nuk përfundon asnjëherë, në asnjë rrethanë derisa marrim frymë.
Lufta për çlirimin e Kosovës, ishte sfida e parë e imja, kushtrim ky të cilit iu kam përgjigjur pa hezitim dhe me krenari.
Kjo tani është sfida e radhës e imja për Gjilanin, ndonëse politike dhe në kohë paqeje, unë prap dua të jem pranë jush, pranë halleve tuaja, në mbrojtje të së drejtës, barazisë të secilit prej jush, pa dallim!
Me respekt,
Uran Demiri
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/