/Flurim Arifi, kandidat për kryetar të PDK-së në Gjilan, uragan i pandalshëm i « Dekadës së Re »/
Velekinca e bekoi birin e saj Flurim Arifin, duke i dhënë udhë kandidaturës së tij për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan.
Shkruan: Shefik Surdulli
Kështu e vendosën mbrëmë bashkëvendësit e Flurimit, mbështetësit e shumtë të « Dekadës së re » të Partisë Demokratike të Kosovës në Velekincë, me një pjesëmarrje masovike prej 300 pjesëmarrësish. Kështu e bëri fryma e ideologut, heroit të kombit Mulla Idriz Gjilanit për pinjollin e bashkëluftëtarit të tij, luftëtarin e Shqipërisë etnike, Sylë Zarbica.
Fitorja e mbrëmshme në nëndegën e tij, e kandidatit për kryetar të PDK-së Dega në Gjilan, z. Flurim Arifi, nuk ishte aspak e lehtë, kur ke parasyshë tërë atë arsenal shpifjesh e ndërskamsash ndaj tij, të një lufte speciale propaganduese e të ulët edhe ndaj familjes dhe përkrahësve të tij.
Në luftimin e tij në këtë garë zgjedhore, nuk janë zgjedhë mjete për ta goditur kudo Flurim Arifin, një profil intelektuali e politikani të konsoliduar modern, me prejardhje të pastër e të pakontestuar kombëtare, me edukatë dhe finesa të një politikani të dimenzionit evopiane, kreative për zhvillimin e PDK-së dhe Gjilanin, krejtësisht ndryshe nga ç’e kemi parë deri më tani.
Duke qenë se tërë ky potencial i kandidatit për kryetar të Degës së PDK-së në Gjilan, z. Flurim Arifi, është në harmoni të plotë me platformën politike “Dekada e Re”; me deklaratën publike të liderit të PDK-së z. Kadri Veseli: «Njerëzve të korruptuem që e kanë shfrytëzuar PDK-në për interesat e veta, kam me ua shkurtu perspektivën brenda PDK-së», ka bërë që kandidatura e tij të merr përkrahje të fuqishme kudo në terren, nëpër nëndegët e PDK-së në Gjilan.
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin nëpër nëndegë, duke sjellë në krye të tyre kryetarë të ri, vlera dhe kuadra kreativ të profileve të ndryshme, janë pikërisht rezultat i kësaj fryme të re që po instalohet në PDK-në e Gjilanit, i kësaj mendësie tjetër që sjell motiv dhe garanton besim në Degën e PDK-së në Gjilan.
Prandaj, duke i besuar fuqishëm këtyre postulateve të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm politik – demokratik, siç është PDK, unë dhe shumë të tjerë jemi këtu, që nga fillimi në mbështetje të plotë të kandidaturës së respektuar të z. Flurim Arifi, sepse pa kushte e duam fitoren e Degës së PDK-së në Gjilan për zhvillimin e gjithmbarshëm të qytetit tonë.