Një ndër urat më të njohura në botë “London Tower Bridge”, feston 125 vjetorin.
Monumenti i njohur në të gjithë globin, që hapet dhe mbyllet për anijet e mëdha që kalojnë në Tamiz, është bërë një nga simbolet e kryeqytetit britanik.
Kryevepra e stilit të kështjellave si në përralla, ishte vetëm një nga 50 projektet që u morën në shqyrtim, për të ezauruar nevojën për një urë të re mbi lumë, që do të lejonte anijet e mëdha në atë që ishte porti më i frekuentuar i botës.
Historianët kujtojnë se asokohe kishte një seri projektesh të çuditshme dhe të mrekullueshme, ide me të vërtetë krijuese. Por, ai i urës aktuale, ishte dukshëm më i përshtatshmi.
Që nga ndërtimi dhe finalizimi i kësaj ure janë bërë 125 vite.