Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), Nazmije Demolli – Kastrati ka pranuar donacionin nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.
Përfaqësuesit e UNMIK- ut z.Xhavit Fejza dhe z.Nevzad Qorrolli dorëzuan donacion katër kompjuterë dhe dy laptop për Zyrën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës.
Ata përgëzuan koordinatoren për punën që është duke bërë duke shpresuar që donacioni i dhënë do ti nevojitet gjatë punës, aktiviteteve dhe fushatave vetëdijësuese.
Koordinatorja e NJKDNJ-së falënderoj përfaqësuesit e UNMIK-ut për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kamenicën.