Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkoviç bashkë me zyrtaren autorizuese në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Florentinë Kryeziu, sot pranuan donacion nga UNMIKU 12 radiolidhje për Qendrën e Zjarrfikësve në Kamenicë, si dhe 20 kompjuterë, 2 printerë dhe një pajisje për laborator.
Radiolidhjet për Zjarrfikësit i pranoi Riza Bunjaku, kurse 10 Kompjuterë dhe një printer ndahet për ShMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë dhe 10 kompjuterë të tjerë dhe një printer janë dhuruar për Shkollën e Mesme Teknike Serbe.
Nënkryetari Stamenkoviç dhe përfaqësuesja nga DMSH, Florentinë Kryeziu, falënderuan UNMIK-un për këtë donacion tejet të rëndësishëm. /2LONLINE.com/