Organizata USAID dhe UNICEF kanë ndihmuar Komunën e Kamenicës përmes dhurimit të një donacioni.
Ky donacion është i destinuar për shkollat e Kamenicës para fillimit të vitit të ri shkollor.
Donacioni përmbanë 50 sapunë, 50 dezinfektues dhe nga 25 detergjentë për secilën shkollë të Komunës së Kamenicës.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar këto organizata për bashkëpunimin, duke thënë se kjo nuk është ndihma e parë që kanë dhuruar për Kamenicën.
“Falënderojmë organizatën USAID dhe UNICEF për donacionin e dhuruar, sepse për neve është tejet me rendësi që në këtë periudhë pandemie, fillimi i vitit të ri shkollore t’i gjejë shkollat e përgatitura për sigurinë e nxënësve tanë”, tha Kastrati.
Edhe u.d drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi gjatë pranimit të këtij donacioni ka falënderuar organizatat për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës.
“Ne si drejtori do të mundohemi në maksimum që fillimi i vitit të ri shkollor të na gjejë të përgatitur. Falënderojmë organizatën UNICEF dhe USAID për mbështetjen e treguar deri më tani në fushën e arsimit, dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunime të tjera”, ka thënë ajo. /2LONLINE.com/