Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur sot në takim zyrtarin e UNDP, Vehbi Selmani, nga i cili ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ja postimi i plotë:
UNDP vazhdon të përkrahë institucionet e Republikës së Kosovës, e në veçanti shoqatat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Prandaj me shumë kënaqësi kam pritur në takim Zyrtarin e UNDP, z. Vehbi Selmani, Menaxher i Projektit të implementuar nga UNDP dhe financuar nga Ambasada Britanike.
Kërkuam bashkërisht intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
I falënderova për përkrahjen e deritanishme.