Sfidën vendimtare për kualifikimin e mëtejmë apo eliminimin nga Europa Ligue, Kf.Feronikeli e ka sonte në Prishtinë ndaj Slovan Bratislava.
Dueli do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ndërsa skuadrës kosovare i duhet përkrahja e të gjithëve.
Për këtë, vet klubi nga Drenasi ka shpërndarë bileta falas dhe ka ftuar të gjithë futbolldashësit kosovarë t’i dalin në përkrahje Feronikelit.
Tifo grupi nga Pozherani, përkrahës të Kv.Vllaznisë, “Ultras Tigrat”, kanë vendosur që të jenë sonte në Prishtinë bashkë me “Tigrat e Zi” të Feronikelit.