Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me ekipin e tij ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Universitetin, University of Minho nga Braga , Portugalia.
Universiteti i Minho është një Universitet publik, nën Regjimin Ligjor të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Portugali.
Është një universitet kërkimor, i përkushtuar ndaj zinxhirit të vlerësimit të njohurive: Kërkim, Zhvillim dhe Inovacion, dhe është gjithashtu i fokusuar në mjedisin socio-ekonomik, duke pasur partneritete të shumta të suksesshme në projekte kërkimore, ndërkombëtare, kulturore dhe zhvillimore socio-ekonomike.
Marrëveshjet e reja e ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të UKZ-së si dhe aktivitetet e shumta në realizimin e qëllimeve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë dhe vendore. /2LONLINE/