Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), nën kujdesin e Rektorit të Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi do të organizojë Konferencën e parë DiGiDay 2019 më 30-31 maj, ora 13:00, në ambientete e VALI RANCH.
Ky organizim bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Montenegros, Podgoricë, Mali i Zi, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Shqipëri, Universitetin e Elabasanit “Aleksander Xhuvani”, Shqipëri, Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni Veriore, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli”, Shqipëri dhe Universitetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”, Kosovë.
Objektivi kryesor i kësaj Konference është të motivojë dhe t’i bëjë studentët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj.
Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësinë e projekteve që do të prezantohen në Konferencën DiGiDay do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e marketingut dixhital dhe shitjeve për bizneset.
Në fund të Konferencës DiGiDay do të dilet me një përmbledhje, se sa e rëndësishme është teknologjia sot për biznes.