Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në vazhdim të punës për hartimin e dokumentit të ri, Planit Strategjik 2023-2027, ka mbajtur punëtorinë e radhës që kishte për qëllim informimin dhe prezantimin e punës së bërë deri më tani.
Hapjen e punëtorisë e bërë Kryesuesi i Këshillit Drejtues Dr. Techn Ilir Gjinolli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit tregoi rëndësinë që ka Plani Strategjik për zhvillimin dhe për arritjen e objektivave institucionale. Ai më pas ia kaloi fjalën Rektorit Porf. Dr. Bajram Kosumi për fjalë mirëseardhje për grupin punues të hartimit të Planit Strategjik 2023-2027.
Rektori me ketë rast tha se këtë vit në këtë Plan Strategjik, Këshilli Drejtues ka vendos të formojë një grup më të gjerë punues për të hartuar Planin Strategjik, ku janë të përfshirë të gjithë ata akterë që janë pika kyçe për Universitetin.
Duke fol për punën e deritashme të hartimit të PS 2023-2027, Rektori tha se materialet që i kemi punuar deri sot, kanë qenë vetëm skanim i dokumenteve, grumbullim, andaj tani do të bëjmë një vlerësim se çka mundë të përmirësojmë, cilat kanë qenë sfidat, duhet të bëjmë një analizë që të dimë se cilat janë problemet, rreziqet përparësitë dhe dobësitë .
Edhe Kryesuesi i KD-së Dr. Techn Ilir Gjinolli tha se përmes diskutimeve duhet të shikohet se çka duhet të shtohet e përmirësohet në dokumentin e ri.
Koordinatorja e hartimit të PS Fitore Malaj prezantoi draft dokumentin e hartimit të Strategjisë 2023-2027. Ajo tregoi për procesin e punës për grumbullimin e materialeve të dërguara nga të gjitha zyrat dhe akterët e nevojshëm e të cilat janë paraqitur në dokumentin përmbledhës.
Gjatë punëtorisë për hartimin e Planit Strategjik janë identifikuar përparësitë dhe dobësitë e deritashme.
Në të ardhmen hartimi i PS-së do të përfshijë të gjitha palët e interesit, të cilët mundë të kontribuojnë në lidhje me formulimin e objektivave strategjike, rezultateve të pritshme, ndikimit të tij dhe vlerave të ngjashme.
Në takim ishin të pranishëm, Menaxhmenti i UKZ-së, anëtarë të Këshillit Drejtues, drejtues të zyrave si dhe përfaqësuesi nga HERAS+, si ekspert i angazhuar për hartimin e Planit Strategjik 2023-3027. /2LONLINE/