Këtë të shtunë, më 23 shtator 2023, në Stubëll të Epërm, komuna e Vitisë, do të mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor i parvjetshëm “Takimet e Dom Mikelit”.
Edhe këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
“Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në orën 10:00, me tribunën shkencore me temën “Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”.
“Takimet e Dom Mikelit” mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë. /2LONLINE/