Të enjten me 11.01.2018, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”(UKZ), në Gjilan, do të mbahet prezantimi i rezultateve të hulumtimit me temën, “Identifikimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Anamoravë”, organizuar nga Fakulteti i Edukimit i UKZ-së.
I pranishëm pritet të jetë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.
Organizimi do të mbahet në orën 11:00 në sallën A34, njofton Zyra për Informim e Universitetin Publik “Kadri Zeka”.