Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan përfaqësuar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri, i përfaqësuar nga Rektorja, Prof. Dr. Suzana Golemi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.
Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është identifikimi i iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithmbarshëm edukativ të dy institucioneve, duke u fokusuar në shkëmbimet akademike dhe studentore, mundësinë për programe të përbashkëta studimi, bashkëpunim për realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese si dhe rritjen e përfshirjes së të dy institucioneve në projektet ndërkombëtare si Erasmus +, Horizon Evropë dhe të tjera.
Marrëveshja e nënshkruar sot, është rezultat i projektit Erasmus+ QUADIC, të cilin e koordinon UKZ, me pjesëmarrjen e 18 institucioneve të tjera partnere nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Universiteti Publik „Kadri Zeka“ mbetet i përkushtuar që të rrisë dhe kultivoj bashkëpunimin me Universitetet nga rajoni dhe Evropa. /2LONLINE/