Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të jetë bashkorganizator i Gjysmëmaratonës Mbarëkombëtare Gjilani 2022, “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”.
Për këtë është mbajtur takimin në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, mes Prorektorit për mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, kryetares së Parlamentit Studentor, Sara Keqmezi dhe Kryetarin e Shoqatës së Pedagogëve të Sportit shkollor, Afrim Selimi, ku u bisedua për organizimin e kësaj ngjarje sportive e cila mbahet për herë të parë në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Kontributin më të madh në Gjysmë Maratonën Mbarëkombëtare Gjilani 2022, “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”, do të japin 138 studentët e UKZ-së të cilët do të jenë pjesë e stafit organizativ.
Ky organizim që i kushtohet Heronjve të rënë për lirinë e vendit, do të mbahet më 13.11.2022, transmeton 2LONLINE.com.
Shtegu parashihet të jetë nga qendra e qytetit deri në Zhegër dhe kthimi deri te shtatorja e Heroit Agim Ramadani në qendër të qytetit të Gjilanit.
Për këtë organizim do të përgatiten edhe materialet e nevojshme me qëllim të masivizimit të pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive me rëndësi për Gjilanin. /2LONLINE/