Përhapja e Covid 19 ka bërë që thuajse të gjitha kampionatet evropiane të suspendohen, dhe tashmë nuk dihet asgjë për fatin e këtyre kampionateve.
Së fundmi, UEFA ka ftuar një video-konferencë ku pritet të marrin pjesë 55 sekretarët gjeneralë të federatave që janë nën UEFA.
Ky takim do të zhvillohet gjatë së mërkurës dhe do të diskutohet se cili do të jetë vendimi për sezonin aktual. Gjasat janë që të ricaktohet kalendari për të gjitha ndeshjet, por edhe anulimi i sezonit nuk është tashmë joreal.