Arlind Ajeti është futbollisti më i ri në moshë nga tetë emrat që UEFA ka përzgjedhur si zbulimet e Euro 2016, pasi shumica e tyre janë lojtarë që i kalojnë të 28-tat dhe që Europiani u ka shërbyer vetëm për t’u rritur vlerën në merkato. Lidhur me Arlind Ajetin në faqen zyrtare të UEFA-s lexohet: Përpara startit të Euro 2016 ai u rrëzua me Frosinonen nga Seria A në Serinë B italiane, një kompeticion me shumë peripeci për mbrojtësin i cili u detyrua ta ndiqte nga stoli ndeshjen e parë të Shqipërisë në grupin A atë ndaj Zvicrës. Në takimin ndaj Francës edhe pse zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer Ajeti vuajti një dëmtim në minutat e fundit, ndërsa ishte thjeshtë i mrekullueshëm në fitoren historike ndaj Rumanisë duke fituar edhe cmimin e lojtarit të ndeshjes, së fundmi është transferuar te Torino, transmeton Super Sport.
Me këto fjalë UEFA e ka përshkruar Europianin fantastik që zhvilloi Arlind Ajeti. 7 zbulimet e tjera të Euro 2016-të sipas UEFA-s janë: Raphael Guerriero i Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit, Nolito i Spanjës, McGovern i Irlandës së Veriut, Halldorson i Islandës, Pazdan i Polonisë dhe Meunier i Belgjikës.