DYLON

Sindikata mbron mjekët e akuzuar për keqpërdorime

Avatar photo Redaksia

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovë spërmes një komunikate thotë se qëndron fuqishëm prapa mjekëve-kardiologë që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe trajtim të pandërgjegjshëm.

“Pas analizës së bërë u konstatua se gjendja në shëndetësi është kaotike dhe duke u përkeqësuar e kjo falë ndërhyrjeve të vazhdueshme politike gjë e cila më së miri pasqyrohet me çështjen e Kardiologëve. Në çështjen Kardiologjia konsiderojmë që kemi të bëjmë me standarde të dyfishta të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Federatës Sindikale.

EkoHigjiena

Në komunikatë thuhet se FSSHK qëndron fuqishëm pranë konstatimeve se aktakuza e ngritur ndaj 63 mjekëve dhe të tjerëve nuk mund të jetë e përgjithësuar.

“Po ashtu fuqishëm kundërshtojmë dy pikat e akuzës: Keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe trajtimin e pandërgjegjshëm”, thuhet në këtë komunikatë.

FSHK konstaton se duke mos dashur të ndërhyhet në kompetencat e prokurorisë gjithmonë do ta dënojnë mitmarrjen,por kurrsesi nuk pranojnë që të jenë viktima të politikave ditore.

“Me këtë rast apelojmë tek menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së që të mos nguten në marrjen e vendimeve politike sepse kjo do ta çrregullonte sistemin shëndetësor e në veçanti Shërbimin Kardiologjik”, thuhet në njoftim.

FSSHK njofton opinionin e gjerë se qëndron fuqishëm pranë kolegëve dhe jo vetëm duke paralajmëruar masat më radikale sindikale deri në bllokim të sistemit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.