Institucionet komunale të Vitisë, kanë dënuar aktin e vjedhjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kishën katolike në Letnicë.
Ky akt i shëmtuar, duhet ndriquar nga organet e drejtësisë të cilave u kërkojmë ta marrin me përpikëri, në mënyrë që të ndërpriten aktet e tilla.
Ndryshe, dje persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash në këtë kishë.
Sipas autoriteteve policore, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë brenda kishës katolike në fshatin Letnicë të Viti, dhe nga arka kanë vjedhur një shumë parash.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.