(2L ONLINE) – Tani kur po zhvillohet fushata e korrje shirjeve në komunën e Vitisë, një mobilizim është bërë edhe në pikat grumbulluese të mullinjve elektrik. Për të parë nga afër se si po ecën procesi i grumbullimit të grurit në këto pika, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtor të Drejtorive komunale, kanë vizituar ato dhe ka takuar pronarët e tyre.
Kryetari Haliti ka vizituar mullirin elektrik “ThesAri” në Kllokot,”Barileva” në Pozheran dhe Rera në Fshatin e Ri dhe ka përgëzuar përgjegjësit e tyre për punën e mirë që po bëjnë, duke cilësuar se puna e tyre ka rol shumë të rëndësishëm sepse përkujdesen për bukën e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë. /2L ONLINE/