Në fshatrat Gjylekar dhe Remnik janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.
Në fshatin Gjylekar kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur, Demush Sadiku dhe janë përzgjedhur edhe 15 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 97 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.
Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Remnik, ku morën pjesë 164 pjesëmarrës me të drejtë vote.
Kryetar i këshillit të fshatit Remnik u zgjodh, Besim Rexhepi ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 13 anëtar.
Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Lubishtë prej orës 18:00 kurse në fshatin Mjakë ora 20:00.