(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe banorë të fshatit Sadovinë e Çerkezëve kanë vënë gurë themelin e ndërtimit të shkollës së re në këtë fshat. Me këtë rast kryetari Haliti tha se ndërtimi i kësaj shkolle është dashur të filloj më parë.
“Edhe pse jemi vonuar dhe atë pa fajin tonë në fillimin e punimeve rreth ndërtimit të kësaj shkolle që është dashur të filloj para katërdhjetë ditëve . Por megjithatë ja arritëm pasi që e drejta ka qenë në anën tonë dhe atë pas verifikimeve që është bërë nga niveli qendror” u shpreh Haliti.
Ndërkaq ai theksoi se shpreson se punët rreth këtij objekti do të përfundohen në afatin e paraparë duke kërkuar nga punëkryesit që të kryen punët me përkushtim.në ndërtimin e këtij institucioni shkollor.
Për ndryshe ndërtimi i shkollës në fshatin Sadovin e Çerkezëve kap vlerën e 102.659.00€ dhe financohet nga grandi qeveritar./2L ONLINE/