/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercooperation dhe Grupin e Veprimit Lokal, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve, për bletarët e kësaj komune.
Drejtori i Bujqësisë në Viti Veton Ademi, ka thënë se komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me mbështetjen e fermerëve dhe sferën e bujqësisë dhe në këtë kuadër, po bënë shpërndarjen e këtyre koshereve. Ai tha se janë ndarë serra, mjete bujqësore, mjedra, makina mjelëse, sisteme të ujitjes etj, dhe në vazhdën e këtyre projekteve po shpërndajmë edhe do të realizohen edhe të tjera në vitin e ardhshëm.
Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se kjo është një ndihmë modeste por shumë domethënëse, ngase ashtu siç kemi ndihmuar blegtorët, fermerët, bujqit, sot po mbështesim sektorin e bletarisë.
“Ne po vazhdojmë të mbështesim sektorët e ndryshëm të bujqësisë, duke i mbështetur ata që po derdhin djersë dhe po punojnë me nderë. Jam në dijeni se kemi bletar të mirë që e duan këtë punë, andaj edhe jemi interesuar që ta përkrahim edhe këtë sektorë”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai gjithashtu ka ri theksuar se komuna e Vitisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ndihmoj sektorët e ndryshëm të bujqësisë përmes projekteve dhe subvencioneve. Sot u janë shpërndarë 200 koshere, 64 bletarëve të komunës së Vitisë. /2L ONLINE/