(2L ONLINE) – Iniciativa Qytetare e Zhegrës IQZH me SHHeB “Zhegra” me seli në Gjenevë, edhe në tetor e bëri shpërndarjen e dhjetë të radhës për 9 familje në varfëri të skajshme, me gjithsej 50 anëtarë nga të cilit, 29 fëmijë.
Nevojat e tyre janë të shumta, por këto dy OJQ-re, ndihmat e tyre i kanë përqendrua në artikuj ushqimorë e sanitarë me gjithsej 28 artikujë të ndryshëm.
Këto familje, i kanë pritur këto ndihma, pasi që çdo të parin e muajit, nga 1 Janari e këndej, rregullisht iu bëhet shpërndarja.
Tani, kanë mbetur edhe pak ditë që na ndajnë nga Festa e Kurban Bajramit, dhe me ndihmën e banorëve po bëhet grumbullimi i veshmbathjeve, të cilave do u shtojmë edhe disa artikuj që do u shërbejnë në pritjen e vizitorëve gjatë festës që do ua shpërndajmë të Premten, më 3 Tetor 2014.
Dhe më në fund, kishim dashtë t’ua Urojmë Festën e Kurban Bajramit të të gjithë ndihmëtarëve, Skamnorëve dhe gjithë shqiptarëve të besimit Islam. /2L ONLINE/
IQZH-së dhe SHHeB “Zhegra” Gjenevë