/2L ONLINE/ – Para publikut vitias sot është shfaqur komedia “Zotëri Gjykatës” e anëtarëve të teatrit profesionist të qytetit të Vitisë, në regji të Përparim Zeqirit, Arbër Shema e Florim Zeqirit. Në këtë shfaqje u prezantuan 14 personazhe të ndryshme aktorësh, që u mirëpritën nga të pranishmit.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me drejtor të drejtorive komunale. Kjo është shfaqja e parë ë kësaj trupe e cila mëton të sjellë publikut edhe shfaqje të tjera. Komedia “Zotëri Gjykatës”, u organizua nga Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe Teatri Profesionist i Qytetit të Vitisë. /2L ONLINE/