Komuna e Bujanocit organizoi manifestimin “Dita e diasporës”, kushtuar mërgatës shqiptare që përkohësisht jeton në vende të ndryshme të perëndimit.
Gjatë ditës kryetari I komunës, Shaipi Kamberi priti disa mërgimtarë në zyrën e tij me të cilat shkëmbyen biseda për nevojat e tyre dhe mundësit që ka administrate komunale për bashkëpunim.
Ndërsa në orët e mbrëmjes në sheshin e qytetit në Bujanoc janë prezantua biznese lokale në shtande duke promovuar potencialet e prodhimeve të tyre lokale dhe u ekspozuan punime arti nga artistë të Bujanocit dhe Preshevës.
“Kjo do të jetë një ditë tradicionale për diasporën dhe duhet të bëhet si një mundësi e potencial i pa zëvendësueshëm i joni që kemi për qellim edhe ta shfrytëzojmë, normal duke bashkëpunuar me diasporën ton. Diaspora e komunës së Bujanocit është aq e madhe sa që institucionalizimi i sajë u shtua si nevojë dhe u imponua si domosdoshmëri”, theksoi Kamberi para masës së tubuar në sheshin e qytetit.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe prezantimi i një program kulturorë nga shoqëritë kulturoro artistike, monologu nga artisti Xhevat Limani dhe u interpretuan disa këngë nga grupi kosovar “Fisnikët”.
Burimi: Titulli.com
https://www.facebook.com/Titulli.com.official/videos/1776648135682915/