Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në Sallën e Bibliotekës në Viti është mbajtur një manifestim, me që rast është folur për rendësin e librit, por edhe janë prezantuar esetë më të mira të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, ndër tjerash ka theksuar se autorët vendor, me punën e tyre shkencore, po u sjellin çdo herë dhuratë lexuesve krijime të reja , ku përmes promovimit të librave, po krijohen edhe ura bashkëpunimi e komunikimi të autorit me audiencën.
Ai gjithashtu tha se kjo ditë, është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social e kulturor të njerëzimi.
Për ecurinë e punës së bibliotekës së qytetit të Vitisë, foli përgjegjësja Sadije Dauti, ndërsa një fjalë rastin ka mbajtur edhe drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini.
Gjithashtu për rëndësinë e librit dhe ditës ndërkombëtare të saj, kanë folur edhe Ramdan Musliu e Zymer Haliti.
Në fund janë prezantuar 3 esetë më të mira të nxënësve të shkollave fillore, kurse Drejtoria e Kulturës u ka dhuruar nga një libër nxënësve më të dalluar të shkollave.
Në këtë manifestim, është përuruar ehe këndi i librave , donacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.