Surdulli: Kthim prapa i PDK-së në Gjilan

Surdulli: Kthim prapa i PDK-së në Gjilan

“Shpreh keqardhjen time të thellë, që delegatët nuk ia dhanë mundësinë energjisë së re, vullnetit për ndryshim, shpresës për kthim të PDK-së në drejtimin e duhur, për të cilën, e them me siguri, ishte i përgatitur kandidati tjetër i respektuar dhe kredibël, z. Flurim Arifi. Por, ju vendosët për të kundërtën – rrugën tjetër të kthimit prapa të PDK-së në Gjilan”, ka shkruar në profilin e tij, Shefik Surdulli i PDK-së.

Ja postimi i tij i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së,

Të respektuar delegatë – vendimmarrës të Kuvendit të djeshëm zgjedhor të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan!

Secila garë, jo vetëm zgjedhore partiake – politike, ka humbjen dhe fitoren, ka humbësin dhe fituesin në njërën anë, përndryshe nuk do të quhej garë.

Kështu përfundoi edhe gara e djeshme zgjedhore brenda Degës së PDK-së në Gjilan.

Duke e respektuar vendimin e shumicës, që në demokraci është postulat themelor, shfrytëzoj rastin ti uroj fansat e kryetarit të degës z. Qemajl Mustafa, dhe vet ate, si fitues i kësaj gare zgjedhore, ndonëse kam qenë plotësisht në anën e kundërt të tij.

Në anën tjetër, shprehi keqardhjen time të thellë, që delegatët nuk ia dhanë mundësinë energjisë së re, vullnetit për ndryshim, shpresës për kthim të PDK-së në drejtimin e duhur, për të cilën, e them me siguri, ishte i përgatitur kandidati tjetër i respektuar dhe kredibël, z. Flurim Arifi. Por, ju vendosët për të kundërtën – rrugën tjetër të kthimit prapa të PDK-së në Gjilan.

E them me sinqeritet, me respekt dhe me konsideratë të lartë, se ishte nder për mua të jem në mbështetje të plotë të kandidaturës së z. Flurim Arifi.

Kandidati Flurim Arifi, pos performances brilante që realizoi gjatë tërë kampanjës zgjedhore, me një qasje të sinqertë dhe me delikatesë, ai edhe dje në kuvendin zgjedhor, e dëshmoi këtë vlerë të re lidershipi.

Prandaj, s’kam pse të mos e falënderoj për bashkëpunim dhe ta përgëzoj mikun tim të nderuar Flurim Arifi, për qëndrimin e tij të lartë politik, burrëror në plan të parë, dhe ta inkurajoj për rrugëtimin e tij të suksesshëm drejt sfidave tjera.

Po ashtu i falënderoj të gjithë ata që më dhanë besimin për Këshillin Drejtues dhe për Konventën e PDK-së. Në mënyrë të veçantë i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, mbështetësit e projektit tonë për ndryshim, të cilët po ashtu i inkurajoj të vazhdojmë së bashku në sfidat e radhës.

Për fund, eksperienca në rrugëtimin tim politik, më ka mësuar se në garë ballafaqohesh po ashtu edhe me llojin tjetër. Prandaj as tani nuk ishte befasi që takova këtë lloj të hipokritit, të pabesit, servilit, llojin e atyre që hanë në dy e më shumë pjata, të cilët edhe këtë herë bënë keq teatrin.

KOMENTE