Sot, në Gjilan u protestua me qëllim që të solidarizohemi për të mbrojtur të drejtën për jetë të çdo qytetari, të dënojmë vrasjen dhe dhunën ndaj grave, në veçanti mbrojtjen e të drejtave fëmijëve autik.
Të tronditur nga rasti i mbrëmshëm protesta iu kushtua edhe dënimit të vrasjes së grave dhe mbrojtjes të së drejtës për jetë të çdo individi.
Për të përquar mesazhin për fëmijët autik të abuzuar, para protestuesve foli në cilësinë e nanës znj.Anita Ademi,
Fjala e plotë e saj:
“Të nderuar pjesemarrës!Të nderuar organizator të protestës, Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë civile në Gjilan, ju që më dhatë mundësinë të ju drejtohem sot si nanë!
“Neve si prindër, zoti na fali engjujt, femijët tanë me sindrome të ndryshme, që të ju falim dashuri dhe kujdesin e merituar. Andaj, gjatë këtij rrugëtimi u munduam të zgjedhim trajtime adekuate me profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllimin e vetëm që të kenë mundësi t`i tejkalojnë veshtirësitë. Aspak nuk ishte e lehtë përzgjedhja e njerëzve të duhur që t`ju besohet qenia më e çmuar që e kishim. Kështu takuam profesionistë që e bëjnë punën e tyre me shumë përkushtim, e po ashtu edhe të atillë edhe pse përkundër marrjes së shumave të majme të parave , në vend të shërbimeve i ofruan dhunë dhe trajtim jo njerezor një femiu krejt të pa mbrojtur dhe në nevoj, sikur rasti që dëgjuam dhe e pamë e që na tronditi të gjithëve, e po ashtu na mblodhi sot këtu. Më lejoni, nga këtu të ju bëj thirrje gjykatës që të tillët ta marrin dënimin e merituar, edhe institucioneve lokale e qëndrore që të bëjnë politika sociale dhe të ju mundësojnë marrjen e shërbimeve të kontrolluara dhe cilësore që asnje fëmijë tjetër mos të jetë viktimë e rradhës e përfitueseve të ashtuquajtur profesionistë. Në fund, t`ju rikujtojë që femijët tanë jane pjesë e kësaj shoqërie dhe e këtij shteti, ju lutem jepni mundësi të jetojnë me dinjitet si gjithë të tjerët dhe mos të jenë brengë vetëm e familjes. Ju falënderoj secilin për pjesëmarrje dhe uroj që të takohemi në raste të tjera më të mira”.
***
Ndërsa, Mediana Bislimi-drejtore e Qendres për Rrjetëzim dhe Bashkëpunim të Organizatave, dëno rënd aktet e dhunës, abuzimit dhe vrasjes së fundit, ku në fjalimin e saj ndër tjerash u shprehë:”Protesta edhe pse ishte paraparë më herët, rasti i mbrëmshëm në Prishtinë, e ka rënduar na ka prekur shumë! Një grua shtatzënë u vra! Një grua me një fëmijë! Gruaja në ditët më të mira të jetës, e fëmiju akoma duke e shijuar aromën parajsore në mitrën e nënës, vriten dhe shuhen përgjimonë. Iu mohua e drejta për jetë, e drejta për të frymu, e drejta për të patur ëndrra.
I drejtohemi institucioneve lokale e qëndrore që të jenë më vigjilentë në zgjedhje të stafit shërbyes në institucionet e përkujdesit mjeksor, të jenë më të rrepta me kontrolle ispektoriale, të implementojnë politika sociale dhe t’iu mundësojnë marrjen e shërbimeve të kontrolluara dhe cilësore të gjithë fëmijëve.
Lutemi, urojmë dhe duam t’i besojmë e të na garantojnë institucionet tona se më asnjë fëmijë tjetër mos të jetë viktimë e të pësojë në duart e mjekëve të ashtuquajtur profesionistë.
Në fund, t`ju rikujtojë që femijët tanë jane pjesë e kësaj shoqërie dhe e këtij shteti, ju lutem jepni mundësi të jetojnë me dinjitet si gjithë të tjerët dhe mos të jenë brengë vetëm e familjes.Ju lutemi, ju përgjërohemi mos na zhgënjeni më!“.
Protesta u mbështet nga CCNO-Qendra për Bashkëpunim Rrjetëzim të Organizatve me një pjesë të Organizatat anëtare: SHNV, RARE, Gruaja Hyjnore, Lansdown, Agrofarm, SH.F.Anamorava, QFAPSH, ZRGJ, OPFAKOS, KBA. /2LONLINE/