(2L ONLINE) – Në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është promovuar sot libri “Zhvillimi i kulturës fizike në Viti” i autorit Hasan Hasani, vepër kjo e cila pasqyron aktivitetin e gjithmbarshëm sportive në këtë komunë në periudha të ndryshme kohore.
Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti, Kaltrina Sylejmani në emër të organizatorit të kësaj ngjarje, ka përgëzuar autorin dhe gjithë ata që kontribuuan për të dal në dritë ky libër, që paraqet dokumente shumë të rëndësishme të ekzistimit të sportit dhe zhvillimit nëpër kohë.
Ndërsa redaktori gjuhësor i librit Ramadan Musliu, librin “Zhvillimi Kulturës Fizike në Viti” e sheh si perspektivë të një shoqërie që autori I ka bërë një renditje dhe klasifikim strikt të lojërave popullore dhe profilizimin e tyre në institucionalizimin në sporte.
“Autori ka shfrytëzuar lëndë arkivore të shumta dhe konsultime nga më të ndryshmet dhe mjeshtërisht ka nxjerr dokumente të rëndësishme që zgjojnë kureshtjen te lexuesit. Libri nxjerrë shumë nga harresa dhe regjistron në kujtesë të gjitha ngjarjet historike të aktiviteteve sportive”, ka thënë Musliu.
Se cilat ishin shkaqet që e shtyn prof.Hasan Hasanin të botojë këtë libër, autori thotë se kanë ndikuar 3 faktor. “Puna ime 40 vjeçare si pedagog I kulturës fizike, kureshtja personale që të njoh krijimtarinë e lojërave tona në periudha të ndryshme, si dhe puna dhe kontributi i shumë punëtorëve sportivë të komunës së Vitisë për zhvillimin e sportit” ka thënë prof.Hasan Hasani./2L ONLINE/