(2L ONLINE) – Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë , Rini dhe Sport të komunës së Vitisë, sot në Viti është promovuar libri “Ndërtimi i paqes në Kosovë, nga perspektiva e politikologjisë perëndimore të autorit Dr. Sc. Samet Dalipi. Në promovimin të këtij libri kanë marrë pjesë edhe autorë të fushave të ndryshme ndërsa vet libri është parë si i domosdoshëm pasi që është cilësuar se ky autor ka bërë përpjekje dhe angazhimin e parë për ti prezantuar lexuesit dhe opinionit rrethanat mbi të cilat ndërtohet paqja në këtë pjesë së Evropës.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se libri padyshim është dije dhe që sipas tij të përhapët dija është ma e mira që mund të bëjë një njeri. Por duke folur rreth botimit të librit të Samet Dalipit ai ndër tjerash theksoi se ky njeri ka kontribuar shumë në të mire të vendit.
“Sot jemi këtu për të promovuar librin e tije, e për ne si institucione komunale është nder që në Komunën e Vitisë sot po promovohet libri I një njeriu I cili shpërndarjes së dijes I kontribuoi që herët si mësimdhënës, politikan veprimtar” u shpreh Haliti.
Ndërsa rencisenti I këtij libri Dr. Fahrush Rexhepi tha se ky libër mund të jetë përpjekja e pare për të prezantuar lexuesit dhe opinionit publik rrethanat dhe shkaqe të cilat quan deri të lufta Shqiptaro-Serbe.
“ Autori Samet Dalipi në librin e tij flet për sfidat dhe pengesat që mund të paraqitën në rrugëtimin e ndërtimit të paqes në Kosovën e pas luftës” u shpreh Rexhepi.
Ai nder tjerash shtoi se ky autor një pjesë të librit të tij ka kushtuar këndvështrimit dhe opinionit akademik dhe intelektual amerikan në zhvillimin e Kosovës dhe ndërtimin e paqes në të.
Poashtu për rëndësinë e këtij libri ka folur edhe Dr. Lulzim Tafa I cili ndër tjerash potencoi se libri I tij hynë në botën e librave që shërbejnë si reference e mire për të gjithë studiuesit e kësaj fushe.
Tafa tha se unë personalisht mund të ju rekomandoj që të lexoni këtë libër që sipas tij ka vlera të rëndësishme shkencore . Ndërsa gjatë këtij promovimi ka folur edhe vetë autori Dr. Samet Dalipi duke I evokuar disa kujtime gjatë sundimit Serb.
”Gjatë kohës së udhëheqjes së dhunshme të atëhershme serbe kishim kërkuar huazimin e kësaj salle ku sot po e promovojmë këtë libër ndërsa përgjigjja e saj ishte ; Në këtë shtëpi të kulturës nuk do flitet dhe këndohet shqip” u shpreh Dalipi Ai tha se kjo lë të shërbej për secilin popull që të mos shkoj në ekstreme sepse kjo është e dëmshme për kombet dhe shtetet.
Gjatë këtij takimi ka folur edhe Kaltrina Sylejmani Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe kryetari Haliti ka dhuruar autorit Dalipi një plaket me logon e kësaj komune ndërkaq autori shpërndau disa kopje të librit të tij. /2lonline/