Në Gjilan, në prani të dashamirëve të librit, në bibliootekën “FAN S Noli” është promovuar trilogjia, “Gjergjat në drita përkrenaresh” e autorit Avni Dehari, autorë ky i 12 librave në prozë dhe poezi.
Për librin, fillimisht ka folur, redaktorit i librit, Rushit Ramabaja duke thënë se autori në këtë trilogji, me mjeshtri të rrallë iu jep jetë ngjarjeve historike.
“Avni Dehari, me stilin brilant, gjetjen e veçantë artistike, me gjuhën e pasur dhe cilësi figurash përçon semantiken e kësaj proze qartë dhe drejtë për lexuesit”, tha Ramabaja.
Sipas tij, duke lexuar këtë trilogji, brezat e tashëm dhe të ardhshëm të gjitha moshave, veçanërisht fëmijët e të gjitha trojeve shqiptare, do ta kenë më të afërt dhe më të qartë epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Ndërkaq, Nevzad Isufi, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, duke folur për librin, ndër tjerash, tha: ” Në leximin e kësaj vepre ka vend për lexuesit e të gjitha moshave, ngase forma dhe mënyra e rrëfimit arrinë për t’i thyer kufijt e moshave”.
Ai tha se autori përmes krijimtarisë letrare, bënë që ngjarjet e mesjetës lexuesi të i ketë me afër dhe t’iu qaset më lehtë, duke theksuar se kemi të bëjm me një autor që ka përvojën dhe pjekurinë letrare.
Sipas tij, në qendër të vëmendjës janë ngjarjet me rëndësi kombëtare.
Kurse, Nebi Bunjaku, recenzent i librit, tha se autori përmes kësaj vepre sjell për lexuesit epokën e lavdishme të Skënderbeut.
“Përpos trajtimeve të ngjarjeve të rëndësishme historike dhe heronjëve të saj, shquhet edhe për strukturën e mrekullueshme si dhe për stilin e veçantë gjuhësor të skalitur me përplot figura të goditura stilistike, si: krahasimi, metafora, simboli, alegoria, antiteza, epiteti e hipërbola “, tha Bunjaku.
Ai tha se gjuha e këtij libri spikat me stilin brilant dhe sasinë miligramëshe semantike të fjalëve të reja-neologjizmave, duke theksuar se autori me këto mrekulli letrare qëndisë mendimin e tij të thellë e mahnitës.
Aktori i mirënjohur gjilanas, Ramadan Kurti, ka deklamuar fragmente nga libri “Gjergjat në drita përkrenaresh”.
Kurse, autori i librit, Avni Dehari pasi ka falenderuar pjesëmarrësit në këtë ngjarje tha se do të ishte i lumtur nëse ia ka dalë t’ua sjellë lexuesve, ashtu si duhet jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut