Është prezantuar dje në Viti, projekti për shfrytëzimin e resurseve natyrore për mjedis dhe zhvillim ekonomik, në prani të përfaqësuesve të shoqatave të grave që veprojnë në komunën e Vitisë dhe zyrtarëve komunal të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe GLV-së Vitia.
Ky prezantim u bë në takimin me organizatën CNVP ( Connecting Natyral Values and People) “SUNRED”, projekt që financohet nga Sida/ Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Prezantimi i projektit të ri ” Shfrytëzimi i qëndrueshëm i Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik” , me fokus te gripi i grave , u prezantua nga Hajrush Kurtaj nga CNVP si dhe Mundësia për formimin e Inkubatorit të Biznesit u prezantua nga Sebiha Ahmeti Ramaxhiku po ashtu nga CNVP.
Pati diskutime të hapura për të identifikuar aktivitetet e ardhshme për gratë pjesëmarrëse, si dhe në fund u bë zgjedhja e grupit të grave prej tre anëtarëve. /2LONLINE/