DYLON

Aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla

Aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë mbajtur takim me Drejtorin e DKA-së, Gjilan, Albana Demiri dhe Drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe të ulëta të komunës së Gjilanit.

Në këtë takim Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Kolonel Agron Rukiqi, i njoftojë te gjithë të pranishmit për aktivitet policore, gjendjen e sigurisë në shkolla, aktivitetet preventive që policia po ndërmerr për afrimin e sigurisë së nxënësve nëpër shkolla, për modalitetet e punës dhe bashkërendimit të aktiviteteve të policisë me përfaqësues dhe drejtues të shkollave në komunën e Gjilanit në tersi.

EkoHigjiena

Në vazhdim Komandanti Stacionit të Policisë Major Agim Lipovica prezantoi aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla dhe punën njëvjeçare për gjatë vitit shkollor 2002/23,  në shkollat e komunës së Gjilanit. 

Po ashtu në këtë takim pune Togeri Fatos Latifi, Koordinator për Projekte në Komunitet dhe Parandalim shpalosi pilot projektin “Iniciativa për shkolla të sigurta” themelimi i këshillave të sigurisë nëpër shkolla, rroli dhe rëndësia e këshillave në shkolla, mënyra e funksionimit të këshillave dhe misioni i tyre etj.

Aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i policisë me zyrtaret komunal të arsimit dhe stafit mësimor dhe drejtuesit e shkollave u vlerësua lartë nga drejtori i DKA-së, dhe drejtuesit e 8 shkollave të mesme dhe 23 shkollave fillore, dhe njiherit shprehin mirënjohje dhe falënderim për punën e policisë për sigurinë dhe aktivitetet policore që afrojnë shkollave në përgjithësi.

Në takim u diskutuan modalitete të reja rreth bashkëpunimit të policisë dhe drejtueseve te institucioneve komunale te arsimit dhe njëzëri u zotuan për shtimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të afrimit të sigurisë së nxënësve dhe sigurisë së përgjithshme në shkolla e më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.