Zhegra e vendosur të vetëvendos. E lodhur nga premtimet e mashtrimet e njëpasnjëshme të pushteteve të pasluftës, tashmë e bindur se alternativë e vetme për zgjidhjen e problemeve të shumta për ta, është Sami Kurteshi e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, metaforikisht e tregoi gjendjen politike në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë, duke marrur si shembull skenat e filmave që nuk ndryshojnë sado që mund t’i shikosh disa herë. Ai porositi të ndryshojnë filmin, në këtë rast të ndryshojnë këtë qeverisje, pasi tashmë I kemi parë të gjithë të tjerët që kanë qeverisur me Gjilanin, se çfarë kanë bërë me qytetin e fshatrat përreth. Koha është për një film të ri, me fillim të ri e fund të lumtur, në të cilin pjesëmarrës janë Sami Kurteshi e lista e Lëvizjes për këshilltarë, e personazhi kryesor është qytetari i Gjilanit.
Deputetja Besa Baftiu, në fjalimin e saj përmendi dështimet e qeverisjes në ikje, dhe foli mbi prioritetet e Lëvizjes. “Ata ju premtuan investime milionëshe e po vazhdojnë të premtojnë, e nuk bënë asgjë, e ne zotohemi për kifle e qumësht për shkollarët, kabinete të fizikës, kimisë e biologjisë, biblioteka e kënde të leximit. Ata ju premtuan kinema moderne e nuk e bënë, ne zotohemi për renovimin shtëpisë së kulturës në Zhegër.”- duke shtuar më tej se Lëvizja premton atë që mund ta realizoj, e në asnjë mënyrë nuk zotohet për investime që nuk mund të realizohen, e kështu ta mashtrojnë qytetarin.
Ndërsa, banorët e Zhegrës theksuan edhe një herë mbështetjen për kandidatin e saj për këshilltar komunal nga radhët e LV-së, Xhelal Hajrullahu.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje