Pas një pune të gjatë në administratën komunale, është pensionuar zyrtarja për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Gjilanit, Hanumshahe Rexhepaj, Ajo gjatë punës së saj ka dhënë një kontribut të çmueshëm në mbrojtjen, avancimin dhe përmirësimin e të drejtave të fëmijëve
Kolegët e saj në postimin e tyre pas ceremonisë së përbashkët kanë shkruar:
Për nder të pensionimit të zyrtares për të drejtat e fëmijëve, bashkë me kolegë, në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban S. Hyseni, ndamë mirënjohje për znj. Hanumshahe Rexhepaj dhe e falenderuam për punën e angazhimin shumëvjeçar në institucionin komunal. Znj. Rexhepaj i dëshirojmë pensionim të shëndetshëm bashkë me familje.
Ndërsa, vetë znj Rexhepaj në një postim të saj është shprehur falënderuese për bashkëpunimin që ka pasur me kolegët e saj dhe për urimet për pensionim.
Postim i saj:
Sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit tim në shenjë respekti u takuam në eventin përshëndetës me nënkryetaren e KK- Gjilan znj. Leonora Bunjakun dhe kolegët e mi ku më uruan shëndet dhe pensionim të mbarë, duke më falënderuar për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin kolegial ndër vite.
“Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj dhe të ju shpreh mirënjohjen time ndaj secilës dhe secilit prej jush për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj! Të gjitha kujtimet për respektin mirësjelljen dhe humorin gjatë këtyre viteve me ju kolegë e kolege, do ti mbaj me vete si kujtim të mirë në këtë kapitull të ri të jetës sime. Prandaj ju falënderoj dhe ju uroj të gjithëve gjithë të mirat në jete. uroj qe te gjithë ju ta perjetoni pensionimin! Respekt…
Per më shumë foto:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1936923716674197&set=pcb.1936928093340426